Foto: Komuna e Tuzit
Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, së bashku me bashkëpuntorët e tij, pritën sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johann Sattler.
Në takim mori pjesë edhe Orlando Fusco, përfaqësues i BE-së, ku u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme që financohen nga Bashkimi Evropian në territorin e komunës së Tuzit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të infrastrukturës lokale, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.
Përfaqësuesit e komunës së Tuzit dhe të Bashkimit Evropian theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, si dhe nevojën për intensifikimin e mbështetjes së BE-së në nivel lokal, për të përmbushur standardet evropiane dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Kryetari Gjelaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe ritheksoi përkushtimin e komunës së Tuzit për të avancuar projektet që ndihmojnë integrimin evropian të rajonit.