Shkolla në Triesh Përkujton 619 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti

Me 6 maj, në shënimin e 619-vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, “Gjergj Kastrioti” Skënderbeut, shkolla 9-vjeçare në Triesh, e cila mban emrin e heroit tonë, solli në kujtesë këtë ditë duke zhvilluar një veprimtari përkujtimore. Nxënësit e shkollës, stafi pedagogjik dhe banorët vendas nga Trieshi morën pjesë në këtë manifestim. Homazhi nisi pranë bustit të Skënderbeut, i cili qëndron në oborrin e shkollës, ndërsa programi vazhdoi në amfiteatrin e shkollës me referate për jetën dhe rëndësinë e figurës së Gjergj Kastriotit. Aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e një filmi dokumentar dhe pastaj nxënësit kishin përgatitur një program muziko-letrar kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE