AFRIM GASHI ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të RMV-së.

Nga gjithsej 82 deputetë të pranishëm, 76 votuan “pro”, 6 ishin “kundër”, ndërsa asnjë nuk abstenoi.

Gashi dha dje dorëheqjen nga kryetari i Alternativës. Më herët, lideri i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski tha se pret mbështetje që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit.

“Pres mbështetje nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, tha Mickoski, siç raporton Klan Macedonia.

SHARE