Gjatë epidemisë së virusit korona, pothuajse 19,000 qytetarë nga e gjithë bota u kthyen në Mal të Zi, tha kryetari i Trupit Koordinues Kombëtar, Millutin Simoviq, në Kuvend.
Sipas Simoviq, këtyre qytetarëve u është siguruar karantina dhe gjithçka që nënkuptohet me luftën kundër Covid19.
Simoviq gjithashtu deklaroi se mbi 3,000 qytetarë nga Mali i Zi u siguruan kthim në shtëpitë e tyre.
Ai gjithashtu kishte një mesazh për ata që, siç thotë ai, aktualisht janë në një situatë më të keqe epidemiologjike se Mali i Zi, që ta përqendrojnë energjinë e tyre në aktivitete parandaluese.
“Ne do t’iu thonim që ti shmangen politikës, nuk është epidemia një mundësi për trazira politike dhe për politikanët të udhëheqin procesin. Politikanët duhet të ndjekin se cilat janë sugjerimet,” tha Simoviq, duke shtuar se ai është krenar për punën e të gjithë njerëzve në TKK.