SPAJIQ: PROJEKTET DO TË ZBATOHEN EKSKLUZIVISHT ME MBËSHTETJEN E KOMUNITETIT LOKAL

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se në të gjitha komunat, përfshirë Ulqinin, projektet do të zbatohen ekskluzivisht me mbështetjen e komunitetit lokal.  

Ai shkroi në platformën X se beson fuqimisht se bashkëpunimi me investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe është një garanci për zhvillim të bazuar në ligje dhe në interesin më të mirë të Malit të Zi.

“Të premten, i informova qartë përfaqësuesit e diasporës sonë në SHBA, me të cilët diskutova të gjitha detajet e Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim që të largoheshin dilemat e shkaktuara nga përhapja e informacionit të pasaktë në lidhje me këtë temë. U jam mirënjohës atyre për besimin e tyre dhe ne vazhdojmë të punojmë në interes të Malit të Zi dhe të të gjithë qytetarëve tanë”, tha Spajiq.

SHARE