RUSIA SHPALL ARMËPUSHIM TË PËRKOHSHËM NË UKRAINË

Russia's President Vladimir Putin speaks during a press conference following a meeting with his Belarusian counterpart Alexander Lukashenko in Moscow, Russia, March 13, 2025. REUTERS/Maxim Shemetov/Pool

Foto: AA

Rusia njoftoi shpalljen e një armëpushimi të përkohshëm në Ukrainë për 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se me vendim të presidentit rus Vladimir Putin, me rastin e 80-vjetorit të fitores dhe për arsye humanitare, pala ruse ka shpallur armëpushim nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit. Në deklaratë thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ndalen të gjitha veprimet ushtarake.

Rusia beson se edhe pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull, thuhet në deklaratën ku potencohet se nëse qeveria e Kievit shkel armëpushimin, Forcat e Armatosura Ruse do të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme dhe efektive.

“Pala ruse shpreh edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe bashkëveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Rusia shpalli një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e festës së Pashkëve nga ora 18:00 e 19 prillit deri në orën 00:00 të 21 prillit.

SHARE