TROMBOZË DHE GODITJE NË TRU/ VAKSINAT ASTRAZENECA DHE J&J RREZIKOJNË TË “ZHDUKEN” NGA TREGU

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rrezikojnë të “zhduken” përgjithmonë nga tregu i vaksinave anti-covid. La Stampa shkruan se Agjencia e barnave Europiane, po studion efektet anësorë të këtyre vaksinave. Dyshimet deri më tani janë se kanë shkaktuar forma të veçanta të trombozës, hemorragji, goditje në tru dhe ishemi. “Në javët në vijim do të kryhen studime për të patur një përcaktim më të saktë të incidencës së rasteve ndërmjet të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, ka thnënë një burim autoritar i EMA-s. Ndërkohë, Italia dhe Evropa po përdorin më së shumti vaksina të tjera.

SHARE