Marmalata e limonit është po aq e veçantë sa ka edhe emrin.
Bashkimi i dy shijeve të kundërta siç është e athta e limonit dhe ëmbëlsia e marmalatës jep një rezultat të mrekullueshëm.
Periudha perfekte e përgatitjes së kësaj marmalate është pikërisht tani.
Stinët e ngrohta janë ideale pasi agrumet kanë kohën e tyre të pjekjes.
Për të përgatitur një kavanoz nga kjo marmalatë nuk do t’ju duhet një sasi e madhe limonash ndaj mund të filloni menjëherë.
Më poshtë AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë dhe të lehtë të realizimit të kësaj recete.
Përbërësit
4 limona
2 lugë gjelle lëng limoni
150 gr sheqer
2 gota ujë
2 gota ujë (për zierjen)
Përgatitja
Për të përgatitur marmalatën e shijshme të limonit AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përzgjedhjen dhe larjen e tyre.
Pasi ta keni bërë këtë, në një enë të thellë grini me rende lëkurën e tre limonave.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Në një enë veçmas shtrydhni dy lugë gjelle lëng limoni dhe lërini mënjanë për një moment të dytë.
Ndërkohë njërin prej limonave priteni në copa të vogla dhe të holla.
Bashkojini këto copëza me lëkurën e limonit në një tenxhere të thellë duke i hedhur një gotë ujë sipër.
Lërini të ziejnë në zjarr mesatar për 10 minuta dhe më pas hiqeni në mënyrë që të ftohet për pak kohë.
Hidhini sërisht një gotë tjetër uji dhe vendoseni tenxheren të ziejë përsëri për 10 minuta të tjera.
Ky hap është i rëndësishëm për të hequr athtësinë e limonit dhe për të përfituar një marmalatë sa më të shijshme.
Më pas shtoni sheqerin, lëngun e limonit që shtrydhët më parë tek tenxherja ku po e zieni limonin.
Vendosini përsëri të zihen në zjarr të mesëm për të paktën 30 minuta.
Në momentin e zierjes marmalata mund të duket e hollë, por do t’a përfitojë trashësinë teksa ftohet.
Kujdesuni t’a mbani në një kavanoz hermetik dhe në ambiente të freskëta./AgroWeb.org