VARHELI: E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pa dyshim në Bashkimin Evropian (BE), tha Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varheli. Ai mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare online “Ballkani Perëndimor midis multipolarizmit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga Komiteti për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Italian. Varheli vlerësoi se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit aprovoi se problemet mund të kapërcehen vetëm me veprime të përbashkëta. Thuhet se në hapjen e takimit, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Italian, Roberto Fico, vuri në dukje se fati i Ballkanit Perëndimor është i pandashëm nga fati i të gjitha vendeve të tjera të Evropës. Fico tha se Parlamenti Italian do të vazhdojë të mbështesë integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Luigi di Mayo, konfirmoi perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe vuri në dukje nevojën për të përshpejtuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç u njoftua nga Kuvendi, ai deklaroi se në Malin e Zi, Qeveria e re dhe Parlamenti konfirmojnë përparësitë e politikës së jashtme Evropiane.

SHARE