Shërohen edhe 10 persona nga koronavirusi në Mal të Zi, duke e çuar totalin e të shëruarve në 199.
Aktualisht, 115 janë të infektuar, tha Ndihmësi i Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq.
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka raste të reja të shënuara në Mal të Zi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Mal të Zi është 321.
Dr Begiq theksoi se shpreson që qytetarët të mund të përmbahen nga festimet e 1 majit, në mënyrë që të mos përkeqësohet situata epidemiologjike.
Doktor Nermin Abdiq tha se aktualisht janë tetë pacientë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, pesë janë në Klinikë Infektive dhe janë në gjendje stabile, në një rrugë të mirë për shërim.
“Njëri është në rrugën e rikuperimit, dhe për fat të keq dy pacientë janë ende në respirator dhe janë në rrezik për jetën. QKMZ nuk ka harruar aktivitetet e saj të rregullta, kështu që gjithsej 1420 pacientë u kontrolluan javën e kaluar, ku ishin 157 pranime në spital. Unë duhet të theksoj se është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë nga Qendra e Urgjencës “, tha Abdiq.