DEPUTETËT DO TË DEKLAROHEN MË VONË MBI LIGJIN E SHPRONËSIMIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputetët kanë përfunduar debatin e tyre për ndryshimet në Ligjin e Shpronësimit, të cilat janë propozuar nga Lëvizja „Evropa Tani“ për të bërë urgjente kontestin administrativ për vendimin e shpronësimit. Kjo çështje do të votohet më vonë.

Ky projektligj është dorëzuar në procedurë parlamentare nga deputetet e Lëvizjes „Evropa Tani“, Jellena Nedoviq dhe Vasilije Çarapiq një muaj më parë dhe Qeveria ende nuk ka dhënë mendim për të.

Çarapiq ka shpjeguar se me këtë amendament gjykata do të ketë një normë se procedura është urgjente dhe se kontestin do ta zhvillojë sipas afateve të parapara dhe se është masë balancuese që i largon pengesat për punët publike.

“Në këtë mënyrë i lëmë gjykatës të vendosë afate në procedurë dhe japim udhëzime se ato duhet të jenë urgjente. Besojmë se kjo është një masë e balancuar që do të përshpejtojë procedurat për shpronësimin dhe do të lehtësojë situatën e mosmarrëveshjeve të gjata për këtë çështje. Besojmë se kjo e eliminon një barrierë për kryerjen e punëve publike, sepse e kemi parë që është një nga gjërat që më së shpeshti i pengon investimet…”, tha ai.

SHARE