Mali i Zi është i bazuar në principet mbi të cilat bazohet Kombet e Bashkuara dhe Mali i Zi, është i angazhuar në multilateralizmin dhe kështu edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara si një organizatë që kërkon të sigurojë një botë paqësore, të qëndrueshme dhe të begatë, tha Ministri i Mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.
Boshkoviq theksoi se Qeveria e Malit të Zi, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes luajnë një rol konstruktiv kur është fjala për rajonin dhe se interesi primar i Malit të Zi është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe vazhdimi i progresit të mëtejshëm, veçanërisht në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike. Ministri Boshkoviq informoi Guteresh për reformën e sistemit të mbrojtjes të Malit të Zi, me fokus në anëtarësimin historik në aleancën e NATO-s. Ai vlerësoi se në këto kohë sfiduese, veprimi i bashkërenduar është i nevojshëm, sepse vendet nuk mund të izolojnë veten me sfidat dhe kërcënimet e sigurisë së sotme.