RËNDITJA E KANDIDATËVE PËR PRESIDENT NË LISTËN ZGJEDHORE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i MZ, ka vendosur renditjen e kandidatëve për president të Malit të Zi, në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

I pari në listë gjendet kandidati i Malit të Zi të Vërtetë, Marko Millaçiq, ndërsa i dyti do të jetë kandidati i një pjese të shumicës së partive opozitare, Mlladen Bojaniq. I treti në listë do të jetë kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kallaç. i katërti në listë do të jetë afaristi Vasilije Milliçkoviq, ndërsa në numrin pesë gjendet kandidati i koalicionit Sërb Dobrilo Dedeiq.E gjashta në listën zgjedhore do të jetë kandidatja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq, ndërsa në numrin shtatë do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq.

Ndërkaq Këshilli qendror i Forcës së Re Demokratike përkrahi kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq për president të Malit të Zi.

Siç kumtohet  në mbledhjen e Këshillit qendror të Forcës e cila u mbajt në Ulqin, u dakordua që në afat sa më të shkurtë të aktivohet e tërë infrastruktura partiake në mënyrë që Gjukanoviq të fitojë që në raundin e parë.

Rikujtojmë se përkrahje Gjukanoviqi deri me tani ka marrë edhe nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill 2018.

SHARE