MALI I ZI DËBON NJË DIPLOMAT RUS

Mali i Zi ka shpallur një diplomat rus me notën verbale dhe e shpallë atë si person të padëshirueshëm dhe i ka ndërprerë atij autorizimin për veprim si konsull të nderit të Federatës Ruse, kumtuan nga Qeveria e Malit të Zi.

“Qeveria e Malit të Zi , solli vendim që të shpallë një përfaqësues diplomatik të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse në Mal të Zi, si person të padëshirueshëm dhe i tërheqë atij autorizimin për veprim si Konsull i Nderit të Federatës Ruse në Mal të Zi.

Për këto masa veprimit është  njoftuar  Ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë , të cilës i është dhënë  një afat prej shtatë ditësh që ky  përfaqësues diplomatik të largohet nga Mali i Zi “, kumtuan nga Qeveria e MZ.

Mali i Zi, siç thuhet, edhe këtë vendim e sjellë në koordinim me aleatët e vet dhe në përputhje me masat e marra nga anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO dhe lidhur  me veprimet e Rusisë e cila sulmoj me gaz nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar,  sulm të cilin Qeveria e Malit të Zi, një shenjë solidariteti me partnerët e vet britanikë, e ka dënuar  menjëherë.

Rikujtojmë se Kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, deklaroi dje se Mali i Zi,  ka për obligim të ndjekë politikën e Bashkimit Evropian dhe të solidarizohet me anëtaret e NATO-s.

SHARE