Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Parlament dhe së bashku të miratojnë ligjet e nevojshme për Bashkimin Evropian.
Ai në rrjetin X ka thënë se Gjykata Themelore e ka refuzuar padinë në rastin e gjyqtares Dragana Gjuranoviq dhe se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se gjyqtari Budimir Shqepanoviq ka qenë në konflikt interesi për shkak se është duke vendosur për kushtet për ndërprerjen e mandatit të tij gjyqësor.
“Tani gjithçka është e qartë! I bëjmë thirrje opozitës që të kthehet në Parlament dhe së bashku të miratojmë ligjet e nevojshme për BE-në!”