Foto: Presjednik.me
Rënia e të ardhurave nga turizmi në vitin 2024 është një alarm i kuq për ekonominë tonë, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
“Unë kam folur tashmë për këtë në nëntor të vitit të kaluar kur kishim të dhëna për tre tremujorët e parë. Kjo është hera e parë që nga rikthimi i pavarësisë së Malit të Zi, duke përjashtuar vitin pandemik 2020, që të ardhurat nga turizmi janë ulur në krahasim me vitin paraprak”, ka thënë Millatoviq në rrjetin “X”.
Sektori i turizmit hyn në vitin 2025, siç thotë presidenti, me një barrë shtesë në formën e rritjes së TVSH-së nga 7 në 15 për qind, e cila mund të dobësojë më tej konkurrencën tonë ndërkombëtare.
“Duke pasur parasysh rëndësinë që ka sektori i turizmit për aktivitetin e përgjithshëm ekonomik në vend, i bëj thirrje Qeverisë që të prezantojë para opinionit planin e masave që po merr për rimëkëmbjen e këtij sektori. Kjo tani është një nga çështjet më të rëndësishme për stabilitetin e ekonomisë sonë dhe financave publike”, ka theksuar Millatoviq.