Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët në Kuvendin e Malit të Zi votuan Projektligjin për ndërtimin e objekteve, i cili zyrtarisht rikthen lejen e ndërtimit si pëlqim kryesor të shtetit apo komunës për ndërtimin e një objekti.
Po ashtu, është miratuar edhe Projektligji për Planifikim Hapësinor, së bashku me të dy rregulloret dhe një amendament ku thuhet se zbatimi i tyre, për shkak të urgjencës, do të fillojë të nesërmen e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Kuvendi nuk e miratoi propozimin për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pronësore, përmes të cilit qytetarët e Bashkimit Evropian (BE) do të barazohen me popullsinë vendase në ditën kur Mali i Zi do të anëtarësohet në Union.
Kjo rregullore kërkonte një shumicë prej dy të tretash, ose 54 deputetë, por 53 votuan, kështu që amendamentet nuk u miratuan.
Kryeparlamentari Andrija Mandiq tha se miratimi i këtij ligji tregon se kush është pro integrimeve evropiane.
Ai ka deklaruar se përkundër ndalimit për pjesëmarrje në seanca, opozita ka mundur të vijë për të votuar.