Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri për Ekonomi Politike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, i ka uruar kreut të Bashkësisë Islame, Rifat ef. Fejziq, si dhe besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Në letrën drejtuar reisit Fejziq, ndër të tjera thuhet:
“Më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit — një kohë reflektimit shpirtëror, sakrifice dhe përkushtimi ndaj virtytit. Duke kujtuar mëshirën, modestinë dhe bamirësinë, jo vetëm që ripërtërijmë veten shpirtërisht, por njëkohësisht forcojmë edhe harmoninë shoqërore, unitetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellët.”