Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Faqja e internetit çmimet.me ua lehtëson qytetarëve marrjen e vendimeve për blerje dhe faqja e internetit mund të jetë gjithashtu një platformë ideale për promovimin dhe nxjerrjen në pah të produkteve vendore dhe organike, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Siç njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Gjeloshaj ka biseduar me përfaqësuesit e kompanisë “Studio Lasso”, Anes Lekiq dhe Srgjan Filipoviq.
Ai ka ofruar mbështetje të plotë për projektin e tyre, faqen e internetit (cijene.me), përmes së cilës qytetarët mund të krahasojnë çmimet e ushqimeve në supermarkete online.
“E konsideroj se faqja e internetit (cijene.me) ua lehtëson qytetarët tanë marrjen e vendimeve për blerje, ku ata mund të informohen për çmimet e produkteve në çdo kohë dhe kjo faqe mund të jetë gjithashtu një platformë ideale për promovimin dhe nxjerrjen në pah të produkteve vendore dhe organike”, tha ai.
Gjeloshaj, siç thuhet në njoftim, përfaqësuesve të kompanisë “Studio Lasso” u ka premtuar mbështetje financiare për faqen (cijene.me) në mënyrë që çmimet të përditësohen sa më shpejt dhe që të ketë sa më shumë produkte në faqe, në mënyrë që të gjitha opsionet të jenë në dispozicion të qytetarëve, me etiketim të veçantë të produkteve që janë pjesë e fushatës “Çmime të limituara”.