Foto: FZO
Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka hapur sot degën në Tuz.
Drejtori i fondit, Vuk Kadiq, tha me atë rast se në këtë mënyrë të siguruarit nga zona e Tuzit do të mund t’i ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor në atë njësi, të cilat më parë i kanë pasur në Podgoricë, duke filluar nga e hëna, 3 mars.
“Në këtë mënyrë përmirësohet disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore dhe forcohet mbështetja për komunitetin lokal që ka mbi 13 mijë banorë. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se kjo degë përmbush të gjitha standardet për sa i përket kapaciteteve hapësinore dhe teknike dhe kushteve të punës për punonjësit. Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të vazhdojë të kujdeset për qytetarët e të gjitha komunave në Mal të Zi, sepse ofrimi i shërbimeve cilësore dhe në kohë për personat e siguruar është një nga prioritetet kyçe në punën e institucionit tonë”, tha Kadiq.