TRE KUSHTE PËR ASOCIACIONIN / KRYENEGOCIATORI I KOSOVËS, NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka thënë të martën Parlamentit Evropian në Bruksel se ekzistojnë tri kushte kryesore për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”.

Ai ka thënë se sipas ligjeve të Kosovës, nuk mund të ekzistojë autonomi territoriale e serbëve në Kosovë.

Bislimi ka përmendur faktin se 60 për qind e serbëve në Kosovë jetojnë jashtë pjesës veriore të vendit ndërkohë që tha se marrëveshja përfshin edhe një pikë që parashikon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën në dialog, por ajo duhet të sqarohet.

SHARE