Klubi i Taekwondo-së „Besa“ filloi edhe këtë vit me rezultate të shkëlqyera.
Më datën 25 dhe 26 shkurt muar pjesë në turnamentin prestigjoz „Slovenia Open G1“, kualifikues për pikë për ranking dhe lojëra olimpike.
Në këtë garë muarën pjesë me 6 sportista, katër junior dhe dy senior.
Në mesin e tyre u dalluan Andrea Berishaj në kategori -59kg juniore e cila kaloi katër gjiro bindshëm duke dominuar dhe në finale humbi nga britanezja me të cilën ka pas garuar vitin e kaluar në „Sarajevo Open“ dhe atëherë Andrea e fitoi.
Po ashtu edhe një vajzë nga klubi u dekorua me medale, Isra Jusufgjokaj në kategorinë -68kg e cila kaloi dy gjiro dhe humbi në gjysmëfinale.
Vicekampionja e botës, Angjella Berishaj, për herë të parë muar pjesë në konkurrencën e seniorëve edhe pse 16-vjeçare dhe luften e parë e fitoi bindshëm austrianen, mirëpo gjiron e dytë e kishte kunder hungarezës me përvojë të gjatë e cila është kampione e Evropës në lojëra univerzitare dhe medaliste e shumë G1 dhe G2 turnamente.
Po ashtu në konkurrencën senior muar pjesë Muhamed Gjokaj në kategori -63kg i cili luften e parë e mundi austriakun bindshëm dhe fatkeqsisht përsëriti lëndimin e gjunit dhe nuk kishte mundësi të vazhdonte garat.
Benan Jusufgjokaj kësaj herë muar pjesë në kategori -59 junior, ku kaloi një gjiro por humbi luften e dytë, në konkurrencën e juniorve muar pjesë Aurora Vulaj në kategori -63kg edhe pse kishte paraqitje të mirë humbi luften.
„Unë si tranjer dua të them që deri diku jam i knaqur sepse këto janë garat e para për këtë vit dhe mbas dy muaj e gjysëm vazhduam me pjesëmarrje në gara prestigjoze të rankut interkontinental,“ tha tranjeri i KT „Besa“, Nikollë Gegaj.