Kek Tiramisu pa Pjekje

Tiramisuja është nga ato ëmbëlsira e cila shijohet në çdo kohë të vitit.

Është e lehtë e freskët për verën dhe plot shije e aromë për ta shijuar gjatë dimrit.

Nëse e keni provuar të paktën një herë këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme me siguri preferoni ta shijoni sa herë që ju jepet mundësia.

Për t’jua lehtësuar të gjithë procesin e përgatitjes AgroWeb.org ju këshillon që të provoni të përgatisni kekun tiramisu.

Ndiqni më poshtë mënyrën e së të përgatitjes së tij fare lehtë.

Përbërësit

500 ml qumësht i ftohtë

400 gr krem pastiçerie

360 ml krem qumështi

230 gr maskaropne (e gjeni ne markete)

125 gr sheqer

60 biskota (savoiardi)

3 filxhanë kafe (ekspres)

kakao per spërkatjen

copa çokollate

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të lyeni me pak gjalpë ose vaj një tavë të thellë pjekje rrethore me madhësi 20 cm.

Ndërkohë në një enë të thellë me anë të një mikseri, përzieni qumështin bashkë me kremin e pastiçerisë.

Përziejini mirë derisa të formohet një masë e hollë kremoze.

Në një tjetër enë serish përzieni, kremin e qumështit derisa të trashet plotësisht e më pas shtoni kremin e pasticërisë që përgatitët në enën tjetër.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë kompakte, e në fund duke përzier shtoni maskarponen, bashkë me sheqerin.

Përgatisni kafen dhe filloni të lagni me të një nga një biskotat, duke i zhytur për disa sekonda.

Pritini pak fundet e rrumbullakta të biskotave në mënyrë që të qëndrojnë drejtë në tavë.

Sipas thellësisë së tavës, biskotat mund t’i ndani edhe në gjysmë.

Vendosini ato njëra pas tjetrës të mbështetura përsëgjati me fundin e prerë tek baza e tavës.

Biskotat duhet të jenë të rreshtuara në këmbë njëra pas tjetrës me mesin e tavës bosh.

Në fund mubushni edhe mesin e tavës me biskota të prera, derisa të mbulohet i gjithi dhe shtoni gjysmën e kremit që përgatitët.

Shtroni sërish biskotat e në fund pjesën tjetër të kremit për të përfunduar ëmbëlsirën tuaj.

Futeni në frigorifer në temperaturë normale për të paktën 5-6 orë ose derisa të shikoni që keku juaj është mpiksur.

Pasi ta nxirrni, spërkateni me kakao dhe me copëza çokollate të grirë sipër dhe shërbejeni në feta të vogla keku./AgroWeb.org

SHARE