TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DY DERI NË KATËR CENT MË SHTRENJTË

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të rriten nga dy deri në katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë katër cent më të larta dhe do të arrijnë në 1.58 euro dhe 1.62 euro në dy javët e ardhshme. Eurodieseli do të rritet me tre cent dhe do të kushtoj 1.45 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të rritet për dy cent dhe do të kushtoj 1.42 euro.

SHARE