HRAPOVIQ: PRIORITET RRITJA E PAGAVE NË SHËNDETËSI

Ministria e Shëndetësisë së MZ, do të shqyrtojë propozimet e propozuara të sindikatave shëndetësore, për të rritur pagat e punëtorëve shëndetësorë, prandaj lidhur me këtë do të kërkohet modeli më i mirë për përmirësimin e statusit të tyre, deklaroi ministri i Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq.

Kryetarja e Sindikatës së shëndetësisë, Lilana Krivokapiq, deklaroi më herët  se ata  janë duke pritur përgjigje nga Ministria e shëndetësisë, se kur punonjëseve mjekësorë do të u  rriten pagat dhe në këtë mënyrë të parandalohet largimi i mjekëve më të mirë specialistë. Hrapoviq, për agjencinë e lajmeve “Mina”, deklaroi se rritja e pagave e të punësuarve në sistemin shëndetësor, është njëri nga prioritetet e politikës që ai përfaqëson. “Por në asnjë mënyrë ne nuk mund të injorojmë momentin ekonomik dhe burimet e kufizuara të buxhetit, mundësi të cilat në këto momente i kanë të gjithë të punësuarit në sektorin publik “, tha Hrapoviq.

Sipas tij, ministria do të shqyrtojë propozimet e propozuara të sindikatave përfaqësuese shëndetësore të udhëhequr nga Krivokapiq dhe Vlladimir Paviqeviq.

“Nëpërmjet bashkëpunimit tashmë të realizuar,  të kërkohet modeli më i mirë për përmirësimin e statusit të profesionit më të përgjegjshëm në shoqëri”, tha Hrapoviq.

Ai shtoi se mundësitë e rritjes së pagave gjithashtu vlejnë edhe për personelin tjetër mjekësor, pa të cilin, siç  tha ai, sistemi shëndetësor nuk do kishte mundësi të funksionojnë në asnjë moment.

SHARE