KUVENDI I SHQIPËRISË MIRATON MARRËVESHJEN ME ITALINË DHE NDRYSHIMET NË KODIN PENAL

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë maratonë marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, me 85 vota pro, pa kundërshtime apo abstenime.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj dhe publikimit në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare thekson se marrëveshja synon forcimin e marrëdhënieve fqinjësore, avancimin e integrimit evropian, zhvillimin ekonomik dhe digjital, si dhe përfshirjen e diasporës. Bashkëpunimi parashikon projekte në shëndetësi, mjedis, energji, siguri, arsim, inovacion, diaspora dhe transformim ekonomik.

Gjatë seancës u miratuan gjithashtu ndryshime në Kodin Penal, që përfshijnë demikriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe forcimin e mbrojtjes së familjes.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha se ndryshimet përforcojnë shtetin e së drejtës dhe sigurinë publike, duke adresuar çështje si pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe terrorizmi.

Po ashtu, Kuvendi miratoi projektligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve, si dhe disa projektligje të tjera të rëndësishme.

SHARE