INSTITUTI: 896 RASTE TË REJA, 5 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, pesë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 896 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Deri në orën 15:00 është raportuar shërimi i 1.182 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 7.083. Në Tuz brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja, ndërsa raste aktualisht aktive në vend janë 86.

SHARE