DITA NDËRKOMBËTARE E PRIVATËSISË

28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. Qendra për Edukim Qytetar paralajmëroi për nivelin e ulët të mbrojtjes së të dhënave personale dhe mungesën e ndërgjegjësimit të autoriteteve në Mal të Zi për rëndësinë e kësaj çështjeje. “Raporti për zbatimin e Programit për anëtarësim të Malit të Zi në BE 2021-2023, për vitin e kaluar, tregon se Ministria e Brendshme nuk ka bërë përgatitjen e planifikuar të projektligjeve të reja, përkatësisht ndryshimet në ligjet ekzistuese që rregullojnë këtë fushë, e cila është një nga detyrimet sipas Kapitullit 23”, thuhet në deklaratë.

SHARE