Foto: Kuvendi i Kryeqytetit
Arrihet marrëveshja për formimin e përbërjes së re në Podgoricë ndërmjet Lëvizjes „Evropa Tani“ – Mali i Zi Demokratik, Lëvizjes për Podgoricën dhe “Për të Ardhmen e Malit të Zi”.
Përbërja e re duhet të ketë mbështetjen e 31 këshilltarëve në parlamentin vendor, i cili ka 59 vende.
Marrëveshja vjen tre muaj pas zgjedhjeve lokale dhe pas spekulimeve të shumta se kush do të formojë përbërjen e re në Kryeqytet.
Kryetar i komunës do të jetë Sasha Mujoviq, kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit Jellena Boroviniq Bojoviq, ndërsa nënkryetare do të jetë Nagja Lilaniq.
Të rikujtojmë se, zgjedhjet lokale në Podgoricë u mbajtën më 29 shtator.