Për shkak të shkallës së ulët të imunizimit, shumica e fëmijëve të moshës më të re në Mal të Zi janë në rrezik të shtrimit në spital apo edhe vdekjes në rast të një epidemie të madhe të fruthit ose sëmundjeve të tjera infektive që mund të parandalohen me vaksinim, thekson zyra e UNICEF-it në Mal të Zi.
Vlerësimi i ndikimit të fushatës, që Ipsos kreu në nëntor të këtij viti në një kampion përfaqësues kombëtar prej 1.005 prindërve të fëmijëve nën moshën gjashtë vjeç, tregon se ajo ishte e suksesshme.
“Në gjashtë muajt e fundit, më shumë se një e katërta e prindërve të fëmijëve 1-2 vjeç kanë konfirmuar se kanë marrë një SMS nga Instituti i Shëndetit Publik. Pas kësaj, një prind në katër prindër e ka vaksinuar fëmijën e tyre. Gjëra të thjeshta si një mesazh me tekst, një telefonatë dhe një bisedë e hapur me një profesionist shëndetësor janë treguar të jenë efektive në adresimin e shqetësimeve të prindërve për imunizimin. UNICEF rekomandon që institucionet kombëtare dhe shëndetësore të vazhdojnë të kontaktojnë çdo prind. Gjëja kryesore është t’i dëgjoni dhe të flisni me ta. Kjo është edhe mënyra më e mirë për të forcuar besimin në sistemin shëndetësor mes familjeve”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander.