GAZA: 240 TË VRARË BRENDA 24 ORËSH, IZRAELI I BLLOKON VIZAT PUNONJËSVE TË OKB-së

18 sulme të pëpqëndruara kundër familjes të tëra: rezultati, 241 palestinezë të vdekur brenda 24 orësh në Gaza: këtë pretendon ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi, që i shton bilanci edhe gati 400 të plagosur.

Në këtë mënyrë sipas saj, numri i vdekjeve në enklavë që nga fillimi i fushatës shpaguese të shtetit hebre, mbërrin në rreth 21 mijë.

Forcat izraelite e zgjeruan një ditë më parë ofensivën e tyre tokësore në kampet urbane të refugjatëve në Gazën qendrore pasi bombarduan komunitetet e mbipopulluara palestineze dhe urdhëruan banorët të evakuoheshin. Kompania kryesore e telekomit atje njoftoi një tjetër “ndërprerje të plotë” të shërbimeve në territorin e rrethuar.

Ushtria izraelite vazhdon të pohojë se ofensiva e saj do të zgjasë me muaj, duke dëshmuar kështu vullnetin e ekzekutivit për të ç’rrënjosur Hamasin një herë e mirë, një sipërmarrje kjo që gjithsesi nuk ka për të qenë e lehtë. Luftimet më të ashpra aktualisht po zhvillohen në veri të Gazës dhe në qytetin jugor të Khan Younisit, duke i shtyrë palestinezët në zona gjithnjë e më të vogla strehimi.

“Ne u themi terroristëve të Hamasit se ju shohim dhe do të arrijmë tek ju”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu. Ajo e Izraelit konsiderohet si një nga fushatat ushtarake më shkatërruese në dekadat e fundit. Tel Avivi njoftoi së fundi se nuk do t’u jepte më viza automatike punonjësve të OKB-së dhe akuzoi organin e lartë botëror se është bërë “partner” në taktikat e Hamasit.

SHARE