DAMJANOVIQ: SHPENZIMET PËR PROJEKTE KAPITALE TË ULEN PËR 20%

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka propozuar sot në seancën e Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet që shpenzimet për të gjitha projektet kapitale të planifikuara në vitin e ardhshëm të zvogëlohen në mënyrë lineare për 20 për qind. Në këtë mënyrë, sipas propozimit të Ministrisë së Financave, do të plotësoheshin kërkesat e deputetëve dhe do të derdheshin në buxhet 40 milionë euro. Propozimi i Damjanoviqit ishte i pranueshëm për deputetët. Damjanoviq tha se shumica e amendamenteve të deputetëve kanë të bëjnë me projektet kapitale dhe se efekti neto fiskal, nëse miratohet, do të arrijë në 141.5 milionë. Ai po ashtu tha se 170 milionë detyrime të reja për buxhetin janë në nivelin tre për qind të PBB-së në fund të këtij viti. “Reduktimi nuk do të rrezikojë asnjë projekt kapital që është brenda…”, tha Damjanoviq.

SHARE