ABAZOVIQ DHE BEQAJ VIZITUAN PUNIMET NË TELEFERIKUN: “HAPJA NË FILLIM TË SEZONIT VEROR”

Dinamika e punimeve në ndërtimin e teleferikut Kotor – Lovqen po ecën sipas planit dhe teleferiku pritet të hapet në fillim të sezonit turistik veror, në fund të majit ose në fillim të qershorit, njoftuan nga Qeveria. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vizituar sot Lovqenin së bashku me drejtorin e drejtorisë për investime kapitale, Esmin Beqaj ku janë njohur me punimet në ndërtimin e teleferikut Kotor – Lovqen. Abazoviq theksoi se është një “objekt infrastrukturor spektakolar”. “Kushdo që ngjitet një herë në këtë vend dhe sheh këtë pamje të bukur të kësaj toke qiellore, nuk do ta harrojë kurrë Malin e Zi në jetën e tij, tha kryeministri Abazoviq.

SHARE