Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Projektligji për ndryshime në Ligjin për nëpunësit civilë dhe nëpunësit shtetërorë, i cili forcon meritokracinë, profesionalizimin e administratës shtetërore dhe sigurinë e punonjësve, është dërguar në KE për mendim.
Ligji, ndër të tjera, parashikon përvojë pune më të kërkuar për kryerjen e punëve specifike; në procedurën e rekrutimit do të zgjidhet më i miri, pra kandidati i renditur në vendin e parë; pozita e UD më së shumëti dy herë nga 6 muaj; do të forcohet pozicioni i inspektorëve në sistemin e administratës publike, ndërsa anëtarët e Komisionit Disiplinor dhe Ankesave do të kenë status të garantuar të punës pas përfundimit të mandatit të tyre – që u siguron pavarësinë.
Gjithashtu, organeve të caktuara të rëndësishme do t’u jepet hapësira për rregullimin sistematik të marrëdhënieve zyrtare, përcaktimin e titujve të veçantë dhe sigurimin e pavarësisë dhe profesionalizmit.
Qëllimi i Ministrisë së Administratës Publike janë ligje cilësore dhe një sistem i fortë si shërbim për shtetin, qytetarët dhe ekonominë. Nuk ka asnjë hezitim në atë rrugë.