BIZNESMENËT KANË PRITSHMËRI TË MËDHA NGA KRYEMINISTRI SPAJIQ

Puna në përmirësimin e mjedisit të biznesit, me qëllim të zbatimit më efektiv të politikave aktuale dhe krijimit të politikave të reja ekonomike, është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Malit të Zi, u vlerësua në takimin e kryeministrit Millojko Spajiq me përfaqësues të shoqatave të biznesit.

“Komunikimi me ekonominë është i një rëndësie të madhe, për të krijuar kushtet e duhura për zhvillimin e këtij segmenti shumë të rëndësishëm. Ne duhet t’u ofrojmë investitorëve një mjedis të mirë biznesi për të tërhequr më shumë investime. Ne duhet të lehtësojmë edhe zhvillimin e ekonomisë përmes zgjidhjeve ligjore. Duam të bëjmë gjëra të mëdha me hapat e planifikuar”, tha Spajiq.

Në takim u njoftua se në Mal të Zi ka stabilitet politik dhe funksionalitet institucional për marrjen e vendimeve strategjike afatgjata që do të nënkuptojnë liri më të madhe të veprimtarisë sindikale, inkurajimin e dialogut social dhe mekanizmave të negociatave kolektive.

Në takimin me Unionin e Sindikatave të Lira është theksuar nevoja e intensifikimit të dialogut ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës.

Gjithashtu u vlerësua se nevojitet mbrojtje më e madhe e të drejtave të punëtorëve në interes të punëdhënësve.

Gjithashtu u tha se Sindikata e Punëdhënësve ka pritshmëri të mëdha nga Qeveria, para së gjithash në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen punëdhënësit.

“Prandaj është e rëndësishme që gjërat të zgjidhen në mënyrë sistematike dhe përmes zgjidhjeve ligjore të krijohen kushte që do t’i përshtaten të gjithëve. Reforma në arsim dhe krijimi i kuadrove të kualifikuar për zonat ku ka mungesë të fuqisë punëtore do të jetë në fokus”, përfundon deklarata.

SHARE