Pastashu

Një recetë e veçantë që kërkon pak dashuri dhe durim në përgatitje e si rezultat do të keni një ëmbëlsirë të mrekullueshme për të kënaqur veten, familjen apo më të dashurit tuaj.

Përbërësit

  • ¾ e gotës së ujit miell
  • 3 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • ½ lugë gjelle sheqer
  • pak kripë
  • Për kremin e pastiçerisë:
  • ¾ e gotës së ujit qumësht
  • 1 filxhan kafeje miell
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan kafeje sheqer
  • Për çokollatën:
  • 1 pako me çokollatë

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe e lëmë derisa merr valë.
  2. Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zjarr të ulët dhe me një lugë druri përziehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.
  3. Masa hiqet nga zjarri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë homogjene.
  4. Brumi duhet të bëhet i trashë dhe pak elastik.
  5. Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë te gjatesore 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.
  6. Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie.
  7. Sipërfaqja spërkatet me çokollatë të shkrirë.
SHARE