Mish keci në furrë me patate

Keci ne furre me patate, eshte nje nga ato recetat qe nuk gatuhet vetem per festen e Pashkeve, por sa here kemi deshire te shijojme diçka ndryshe ne fundjave ne nje dreke mes miqve. E veçanta e kesaj recete eshte marinimi ne vere te bardhe, ereza dhe perime te cilat e bejne mishin perveçse shume te bute, edhe teper te shijshem duke çliruar te gjithe aromen e tij teksa piqet. Shoqerimi me patatet eshte klasik, dhe i shkon mrekullisht kesaj recete.

Përbërësit

  • 1kg mish keci, te ndare ne copa
  • 1/2kg patate, te prera ne feta
  • 750ml vere te bardhe
  • 1 qepe, te ndare ne kater pjese
  • 1 karrote, te ndare pergjysme
  • 1 dege selino, te ndare pergjysme
  • 2 koka hudhrash, te ndara pergjysme
  • 3-4 gjethe dafine
  • 6 dege rozmarine
  • piper te zi te sapobluar
  • piper te zi kokerr
  • piper te kuq kokerr
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe.

Udhëzimet

  1. Per te pergatitur kecin ne furre me patate, fillimisht marinojme copat e mishit te kecit te cilat nuk duhet te jene shume te vogla.
  2. Ne nje ene vendosim mishin, shtojme qepen, karroten, selinone, gjethet e dafines, 3 dege rozmarine, piperin e zi kokerr dhe ne fund veren e bardhe.
  3. E mbulojme me leter transparente dhe e leme te marinohet per 12 ore brenda ne frigorifer. Idealja do te ishte ta marinonim mishin ne darke dhe ta gatuanim te nesermen ne dreke.
  4. Pas 12 oresh, nxjerrim mishin nga marinatura dhe e thajme mire me letra kuzhine. Ne taven ku do te pergatisim receten, shtrojme leter furre mbi te cilat rendisim njera pas tjetres fetat e patateve. I kriposim, vendosim siper tyre copat e mishit te cilat gjithashtu i kriposim dhe piperosim me piperin e zi te sapobluar.
  5. Shtojme 3 dege rozmarine, gjysmat e kokave te hudhrave, piper te kuq kokerr dhe e sperkasim bollshem me vaj ulliri.
  6. E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 1 ore. Heqim letren e aluminit dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke i kthyer copat e mishit pas 30 minutash.
  7. Nese shohim qe tava po thahet shume, pra mishi nuk eshte aq i yndyrshem sa te leshoje lengun e tij, shtojme dhe 1 filxhan uje.
  8. E sherbejme te ngrohte zbukuruar me piper te kuq kokerr.
SHARE