Brusketa me panxhar dhe rukola

  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 10min
  • Vështirësia: E lehtë

Të veçanta në përgatitje dhe shumë të shijshme. Panxhari përmban shumë vlera ushqyese dhe kjo recetë është një ide e zgjuar për ta përshirë këtë perime në gatimet tuaja!

Përbërësit

  • 1 bukë specifike për brusketa
  • 3-4 panxharë me madhësi mesatare
  • 120 krem djathi
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • uthull molle
  • 125 gram rukola e larë mirë.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë panxharët.
  2. Pas 10 minutash i qeroni dhe i prisni në copa të vogla. I kaloni në një tas dhe i i marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull molle.
  3. Prisni bukën në copa të vogla me forma sipas dëshirës. Filloni të lyeni secilën me pak krem djathi.
  4. I vendosni pak nga mbushja me panxhar secilës dhe në fund një gjethe rukola.
  5. Brusketat janë gati.
  6. Ju bëftë mirë!
SHARE