AMBASADA E SHQIPËRISË NË MZ, ORGANIZOI PRITJE ME RASTIN E 106 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, mbrëmë në ambientet e Hotel “Centre Vile”, në Podgoricë, organizoi pritjen me rastin e Ditës së Flamurit dhe 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë eveniment mori pjesë Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu,Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në MZ, Mehmed Zenka, si dhe lider të subjekteve politike shqiptare, deputet në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe trupi diplomatik dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Pjesëmarrësit e shumtë nga trojet shqiptare në Mal të Zi, nga Malësia, Ulqini, Plavë/Gucia, Rozhaja dhe Tivari,  i përshëndeti  dhe u uroi festën e 28 nëntorit Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi.

SHARE