Biskotat “Macarons”

Biskotat e preferuara “Macarons” mund t’i përgatisni kaq thjeshtë në shtëpi.

Përbërësit

  • 3 të bardha vezësh
  • 50 g sheqer
  • 280 g sheqer pluhur
  • 100 g miell bajame
  • 3 pika për ngjyrosjen e ushqimit të kuq
  • 225 g krem djathi
  • 2 lugë qumësht
  • reçel lulushtrydhe.

Udhëzimet

  1. Në një tas rrihni të bardhën e vezëve derisa të bëhet pastë. Shtoni ngadalë sheqerin dhe përzijeni deri sa të shkrihet.
  2. Shtoni në tas sheqer pluhur dhe miell bajamesh.
  3. Përzijeni deri sa të krijohet një brumë i butë dhe ndajeni në dy enë.
  4. Në njërën enë shtoni pak ngjyrues dhe jepini ngjyrë rozë.
  5. Më pas të dyja enët e brumit hidhini në qese plastike dhe hapni pjesën e fundit që t’i përzjeni bashkë për të krijuar efekt dyngjyrësh.
  6. Lëreni brumin të pushojë për 1 orë.
  7. Pasi t’i keni përzjerë merrni një tepsi dhe hidhini me rrumbullakë të vegjël që t’i piqni.
  8. Ngroheni furrën në 140 ºC lërini biskotat të piqen për 10-15 minuta deri sa të jenë rritur.
  9. Pastaj nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për 10 minuta.
  10. Më pas në një enë hidhni pak krem djathi, sheqer pluhur dhe qumësht. Përzijini deri sa të krijohet një krem.
  11. Më pas hidheni kremin në një qese plastike dhe hapeni në fund.
  12. Merrni biskotat dhe mbushini me kremin e përgatitur dhe reçel luleshtrydhe.
  13. Macarons mbahen më mirë në frigorifer derisa të shërbehen.
  14. Ju befte mire!
SHARE