TË RIHAPET LINJA AJRORE ATHINË – PODGORICË

Konsulli i Nderit i Malit të Zi Vasilios Apostolopoulos gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq në Athinë vuri në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm premtues mes dy vendeve, duke besuar se një nga impulset e para do të jetë rihapja e linjës Athinë-Podgoricë e paralajmëruar per sezonin e ardhshem turistik. “Lidhja e shoqatave të biznesit, e shoqëruar me bashkëpunim të fortë institucional, do të garantojë mundësi të shumta zhvillimi si për biznesmenët ashtu edhe për qytetarët e të dy vendeve”, përfundoi Konsulli Apostolopoulos.

SHARE