KRIVOKAPIQ KËRKON NGA PARTITË KANDIDATËT PËR POSTET MINISTRORE

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, u dërgoi një letër përfaqësuesve të shumicës qeverisëse në të cilën ai u kërkoi të paraqesin emrat e kandidatëve për poste ministrore,u konfirmua për gazetën “Dan” nga disa burime. Sipas këtij burimi, nëse palët nuk e bëjnë atë në ditët e ardhshme, kryeministri i caktuar do të dalë me propozimin e tij të Qeverisë. Sipas burimeve të njëjta, i gjithë procesi i formimit të qeverisë pritet të kryhet në gjysmën e parë të muajit tjetër.

SHARE