MONSTAT: PYETËSORI I REGJISTRIMIT TË POPULLSISË DO TË JETË I SHTYPUR EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Për momentin nuk ka asnjë mundësi ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, tha për Radion e Malit të Zi Administrata e Statistikave.

Siç shpjegon ndihmësdrejtoresha e atij institucioni, Snezhana Remikoviq, puna e tyre bazohet në rregullore të vlefshme.

“Në këtë drejtim, akti nënligjor i miratuar nga Qeveria është në fuqi për mbajtjen e regjistrimit nga 1 deri më 15 nëntor”, thekson Remikoviq. 

Sa i përket thirrjes së sektorit joqeveritar për të bërë publike metodologjinë e regjistrimit, Remikoviq thekson se kjo nuk ka qenë praktikë më parë, por që për të bërë procesin transparent, metodologjia do të publikohet sapo të plotësohen kushtet teknike.

“Ne kemi marrë edhe komentet e Komisionit Evropian për metodologjinë, kështu që do ta shqyrtojmë atë gjetje në ditët në vijim”, tha Remikoviq.

Ajo ka thënë se pyetësori i regjistrimit do të jetë i shtypur edhe në gjuhën shqipe, gjë që siç thotë ajo është e paraparë në kontratën me shtypshkronjën.

Kur të shtypet ai material, do të shpërndahet në ato zona ku jetojnë shumica e shqiptarëve.

SHARE