Më shumë 40.000 persona u larguan nga Nagorni Karabaku e kanë mbërritur tashmë në Armeni, në një eksod masiv që pasoi ofensivën e Azerbajxhanit e cila i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.
Autoritetet vendore flasin për 20 të vrarë e mbi 300 të plagosur gjatë shpërthimit në një pikë karburanti, teksa qytetarët që e nisur drejt Armenisë, ndaluan të furnizoheshin me karburant.
Shpërthimi, ende i pazbardhur nxorri edhe më shumë në pah makthin e eksodit gjithmonë e më kaotik, që ka rrëmbyer vëmendjes e botës. Ai erdhi në mesin e zotimeve të Bakusë se do t`i trajtojë mirë banorët armenë etnikë që po marrin arratinë nga enklava, e cila deri përpara një jave ishte nën kontrollin armen.
Qeveria e Armenisë kishte paralajmëruar për një “spastrim të mundshëm etnik”.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra në tre dekadat e fundit lidhur me kontrollin e rajonit të të njohur ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Armenisë.
Fillimisht, ai u pushtua nga forcat etnike armene pas përfundimit të luftës në 1994-tën, ndërsa gjatë rishpërthimit të konfliktit në vitin 2020, Azerbajxhani mori pjesë të rajonit dhe territoreve përreth.
Luftimet përfunduan pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi dhe në atë zonë u vendosën paqeruajtësit rusë.