DARMANOVIQ: BASHKËPUNIMI ME KËSHILLIN E EVROPËS NDIKON POZITIVISHT NË RRUGËN E INTEGRIMIT TË MALIT TË ZI

Siç është kumtuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e MZ, Darmanoviq dhe Jagland,  diskutuan  për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Këshilli i Evropës dhe nevojën për një reagim më të fortë nga anëtarët  e saj për çështjet kyçe, të cilat mbeten ende të hapura.

Shefi i diplomacisë malazeze gjithashtu mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Iniciativës Qendrore-Evropiane të CEI , i cili është mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nikoqire e këtij takimit, i  cili ishte i organizuar në kuadër të Presidencës Kroate të kësaj iniciative, ishte Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe  Punëve Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq” , kumtohet nga MPJ-a e Malit të Zi.

 

SHARE