Një situatë e tensionuar është regjistruar mbrëmë në Universitetin e Novi Sadit, ku studentët e Fakultetit të Drejtësisë hynë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë.
Dekani i këtij fakulteti, Milivoj Alanoviç, i dëboi studentët me një bllokadë në orët e para të mëngjesit, por ngjarjet morën përmasa më të mëdha pak më vonë.
Sipas raportimit të N1, në fakultet mbërritën anëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes dhe tre makina policie, pas thirrjes së dekanit.
Pak më vonë, forcat e xhandarmërisë iu bashkuan situatës për të ruajtur rendin.
Përballë studentëve dhe profesorëve, që kërkonin të qëndronin brenda, u rreshtuan jo vetëm forcat e sigurisë, por edhe turma qytetarësh dhe fermerësh, të cilët shprehën solidaritet duke u bashkuar me protestën gjatë gjithë ditës.
Situata mbetet e nxehtë, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për ngjarjet që kanë përfshirë jo vetëm studentët, por edhe komunitetin e gjerë qytetar.