SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME DO TË PAJISEN ME DITARË TË RINJ DHE MË PRAKTIKË

Foto: Ilustrim

Ditarët shkollorë, të cilat me disa ndryshime të vogla kanë qenë në përdorim për rreth njëzet vjet, do të dalin nga përdorimi duke filluar nga shtatori.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit thonë se janë përpjekur t’ua lehtësojnë mësimdhënësve pjesën administrative të punës, ndaj nga ditarët e rinj janë hequr pjesët që gjithsesi duhet të regjistrohen në Sistemin Informativ të Arsimit të Malit të Zi (MEIS), dhe është lënë vetëm ajo që është praktike.

“Është fakt se duhet të mbahet evidenca, por thelbi i thirrjes mësimdhënëse është puna në orë mësimore me fëmijët. Mësimdhënësit duhet të çlirohen maksimalisht nga administrata, sepse ajo pjesë e punës duhet të jetë në kuadër të asaj që është e domosdoshme”, ka thënë për “Vijesti” sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Dragan Markoviq.

Ai thekson: “Besoj se do të shkojmë drejt një digjitalizimi edhe më të gjerë, duke përfshirë edhe evidencën pedagogjike, dhe se do të vazhdojmë të zbatojmë iniciativa që kanë për qëllim t’ua lehtësojnë punën administrative mësimdhënësve”.

Ai shtoi se edhe librat amë shkollorë janë lehtësuar dukshëm.  

“Librat amë deri tani kanë qenë sipas cikleve, pra formoheshin në klasën e parë, të katërt dhe të shtatë. Libri amë për ciklin e parë ka mbetur i njëjtë, sepse nxënësit vlerësohen në mënyrë përshkruese. Nga klasa e katërt deri në të nëntën tani ka vetëm një libër amë, nuk ka më kopjim të të gjitha të dhënave. Pasi të plotësohen të dhënat në klasën e katërt, më vonë regjistrohen vetëm notat”, thekson Markoviq.

SHARE