Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq priti sot në Kabinetin e tijë përfaqësuesit e Aleanës kosovare të biznesit të kryesuar nga kryetari Agim Shahini. Në takim u theksuan mardhënijet e mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe rëndësisë që dalja në këto zgjedhje të jetë sa më masive, me qëllim të forcimit të stabilitetit politik, paqes dhe sigurisë në tëre Ballkanin Përendimor, duke kujtuar ndihmën të cilën e ofrojë Mali i Zi qytetarëve e Kosovarë, njohjen e pamvarësis dhe synimit të përbashkët drejt antarësimit në BE, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online. Sipërmarrësit nga Kosova gjithashtu shprehën keqardhje që këtë vit për shkak të pandemis nuk e patën të mundur ta vizitojnë qytetin e tyre bregdetar më të dashur Ulqinin dhe interesimin e sipërmarrësve nga Kosova dhe dijaspora për investim në Ulqin posaçërisht në fushën e turizmit. Kryetari Nrekiq duke i falenderuar mysafirët për mbeshtetje dhe interesim u ndal tek lidhjet e shumta ndërmjet Ulqinit e Kosovës, foli për rrjedhën e sezonit turistik, për investimet që janë në rrjedhë e sipër e për ata që planifikohen por, dhe për interesimin e investitorëve kosovarë për të investuar në Ulqin. Takimi ishte i frytshëm dhe shumë miqësorë. Ishte konstatim i përbashët që takime të tilla janë të domosdoshme dhe të dobishme.