NË PËRGATITJE APLIKACIONI PËR SHKËMBIMIN E TË DHËNAVE MBI COVID19

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria për Çështje të Inspektimit, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po përgatisin mjete të reja dixhitale që do të përshpejtojnë dhe forcojnë luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Platforma digjitale eDonation dhe aplikacioni Qarta janë krijuar me qëllim të sigurimit të monitorimit sistematik dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, d.m.th. për:

  1. të ndihmuar epidemiologët të kontrollojnë virusin Covid19 sa më efektivisht të jetë e mundur;
  2. të sigurojë institucioneve kompetente qasje në një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse, të saktë dhe të azhurnuar rregullisht të të gjitha informacioneve përkatëse;
  3. të lehtësojë mbledhjen dhe shpërndarjen e synuar dhe të qëllimshëm të burimeve të nevojshme për të luftuar koronën që vjen përmes dhurimeve;
  4. mundësojnë komunikim më të shpejtë të ekipeve të reagimit, por edhe rrjetëzim më të efektshëm të institucioneve dhe qytetarëve.

Kryetari i Trupit Koordinues Kombëtar, Millutin Simoviq, i identifikoi këto mjete teknologjike si të dobishme, jo vetëm si ndihmë shtesë për të ndaluar valën e tanishme të pandemisë, por edhe si platforma të përdorshme për ngjarje të tjera të shëndetit publik në të ardhmen që mund të kërkojnë shkëmbim informacioni dhe të dhënave më të shpejtë dhe efikas. Simoviq falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i jep Qeverisë së Malit të Zi në përgjigje të epidemisë së sëmundjes Covid19.

SHARE