A Është E Nevojshme Të Ngrohni Paraprakisht Furrën? – Rastet Kur Mund Ta Kapërceni Këtë Hap

Ndërkohë  që po përpiqeni të piqni biskotat e preferuara, ose ndoshta po provoni një recetë të re. Ju lexoni udhëzimet dhe udhëzimi i parë shpesh sugjeron që të ngrohni paraprakisht furrën.

E sigurisht ju mund të pyesni veten: “A duhet vërtet ta ngroh furrën?”Përgjigja varet nga ajo çfarë po përpiqeni të gatuani.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë gjithçka që duhet të dini për ngrohjen paraprake të furrës, duke përfshirë edhe ratet kur ju mund ta kapërceni këtë hap.

Pse duhet ta ngrohim furrën?

Ngrohja paraprake siguron që paisja të arrijë temperaturën e dëshiruar për pjekje optimale.

Çdo pajisje që përdorni për të gatuar mund të nxehet paraprakisht për të arritur temperaturën e duhur, këtu  mund të përfshihen edhe tignët.

Ngrohja paraprake është e nevojshme për shumë ushqime. Disa ushqime duhet të jenë krokante, ndërsa ushqime të tjera si ëmbëlsirat ose buka kanë nevojë për nxehtësi për ndërveprimin me agjentët e tjerë në recetë që sigurojnë rritjen e volumit.

Një tjetër arsye e rëndësishme pse disa receta dhe pjata kërkojnë ngrohje paraprake lidhet me sigurinë uishqimore.

Ushqimi duhet të arrijë një temperaturë të brendshme për të parandaluar formimin e baktereve të dëmshme për shëndetin, sidomos nëse bëhet fjalë për mishin

Pra, nëse një recetë kërkon ngrohje paraprake, është e rëndësishme që t’a zbatoni këtë hap.

Kur mund ta kapërceni këtë hap?

Në disa raste ju nuk keni nevojë ta ngrohni paraprakisht furrën tuaj. Për shembull, nëse nuk jeni duke gatuar, por thjesht ngrohni një vakt.

Dhe për të kuptuar nëse ushqimi juaj është ngrohur mjaftueshëm AgroËeb.org rekomandon përdorimin e një termometri ushqimi për të testuar temperaturën.

Sa kohë duhet për të ngrohur paraprakisht furrën?

Furrat e reja dhe ato inteligjente tregojnë se kur është arritur temperatura e dëshiruar. Por mos harroni, se sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shumë kohë duhet për t’u ngrohur furra. Nëse dëshironi të jeni sa më të sigurt është më mirë të prisni afërsisht 20 minuta, veçanërisht kur përgatitni pjata me mish. /AgroWeb.org

SHARE